Jose Mourinho është në pritje të thirrjes nga Real Madrid.

Trajneri portugez është i papunë tash e një kohë, pas një periudhe jo edhe aq të mirë me skuadrën e Manchester United.

Sipas ‘The Sun’, Mourinho pret një rikthim sensacional tek skuadra e Real Madrid

Me presionin që po rritet tek trajneri aktual i Real, Zinedine Zidane, ‘Special One’ po pret të kontaktohet nga drejtuesit e klubit.

Mourinho kishte shpenzuar tri vite me Real Madrid në të kaluarën, mes viteve 2010-2013. Ai është i papunë nga viti 2018.

Share.