Skënder Gega do të jetë trajneri I ri I Kukësit. Me mbylljen e sezonit, drejtuesit verilindorë do të largojnë trajneri Shehi pasi nuk arriti të dilte kampion dhe as të fitonte Kupën e në këtë mënyrë do të largohet pas vetëm pak muajsh.
“Supersport”, bën me dije që Kukësi dhe Gega kanë nisur prej ditësh negociatat dhe këtë herë marrëveshja është drejt zyrtarizimit pasi palët kanë gjetur akordin. Gega pritet të marrë menjëherë drejtimin e skuadrës për të nisur përgatitjet për ndeshjet që do të luhen në Europa League. Ish-trajneri kampion me Partizanin tashmë do të nisi një aventurë të re, por këtë herë në drejtimin e Kukësit.