Trajneri i Ballkanit Ismet Munishi pas fitores së ekipit të tij në Ferizaj u shpreh shumë i kënaqëur me fitoren dhe me faktin që tashmë ekipi i tij ëhstë në pikë të barabarta me Llapin, në pozitën e parë në tabelë.

Munshi rreth kësaj teme tha se “meqë e kam mik Batatinën, po ia lë vendin e parë edhe këtë javë, e mandej shohim”, deklaroi Munishi për “Super Sport Kosova”.

Pas fitores së tretë me radhë u shpres se ekipi i tij ëhstë duke përparuar vazhdimisht, por që ka numër të madh të lojtarëve të rinj “të cilët duhet ti mësojmë ta pasojnë topin, e jo të tentojnë të përfundojnë aksionin vetë”.

Ai gjithashtu potencoi faktin se “Ballkani nuk është ekip i Ismet Munishit, por i Suharekës dhe kemi përkrahje të madhe të të gjithëve këtu”, mbylli deklaratën tekniku i njohur kosovar.

Share.