Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi ka treguar se në Serbi janë 23 Këshilla Kombëtare të Pakicave Nacionale dhe këshilli i vetëm që iu ndalohet flamuri është këshillit kombëtar i shqiptarëve

“Ndalimi me ligj i përdorimit te flamurit shqiptar tregon për karakterin e Serbisë në raport me komunitetin shqiptar në Preshevë, Metvegjë dhe Bujanoc”, ka thënë Mustafi.

Mustafi ka potencuar se janë në ushtrim institucional për të drejtën e përdorimit të flamurit.

“Se çfarë janë shqiptarët në Luginë e përcaktojnë vetë dhe nuk i takon askujt qoftë dhe këtu ne Kosovë t’i përcaktojë veçoritë identitare të shqiptarëve në Luginë të Preshevës”, ka theksuar Mustafi.

Tutje Mustafi ka thënë se shqiptarët në Luginë janë shqiptarë.

 

Share.