Ish-trajneri i Bayernit Julian Nagelsmann është favoriti kryesor për të marrë drejtimin e Chelseat pas shkarkimit të Graham Potter.

Nagelsmann është në krye të listës së dëshirave të drejtuesve të Chelseat, teksa gjiganti anglez është në kërkim të zëvendësuesit të Potterit, të cilin e shkarkoi më 2 prill pas një ecurie të dobët të rezultateve, me “Blutë” që pozicionohen në vendin e 11-të në tabelën e Premier Ligës.

Emra të tjerë si Mauricio Pochettino dhe Luis Enrique janë gjithashtu në horizont, por sipas “Goal.com”, Nagelsmann shihet si zgjidhja ideale nga ana e drejtuesve të klubit londinez.

/TV Malisheva

Share.