Është shumë e mundur që jo të gjitha skuadrat të jenë të plota për kah numri i lojtarëve.

Një numër i madh i lojtarëve kanë shprehur shqetësimet e tyre rreth kushteve për vazhdimin e sezonit, dhe janë duke kërkuar një mënyrë për të shmangur një rikthim, shkruan ESPN.

NBA dhe Shoqata e Lojtarëve janë duke punuar për një marrëveshje që do t’u lejonte lojtarëve që të mos udhëtojnë në Orlando kundër vullnetit të tyre.

Raportohet se rreth 40 deri në 50 basketbollistë që kanë shprehur shqetësimet rreth vazhdimin të sezonit, dhe kryesisht këta basketbollistë vijnë nga skuadrat që nuk janë kandidatë për titull.

Arsyet për shqetësimet e tyre janë në përgjithësi situata familjare./Tv Malisheva

Share.