Juventus do të luaj sot në Torino ndaj Romës, në kuadër të javës së fundit të Serie A për këtë sezon. Të shpallur matematikisht kampion, bardhezinjtë do të ngrejnë trofeun e kampionit, ndërsa I grumbulluar për këtë duel është për të disatën herë lojtari I Kombëtares kuqezi, Giacomo Vrioni.
22 vjeçari kërkon një shans sot në 20:45, ndërsa trajneri Sarri beson në aftësitë e sulmuesit të ekipit U-23. Djaloshi prej kohësh stërvitet me Ronaldo & Co dhe sot në mbrëmje pret momentin e tij për të treguar vlerat në një ndër ekipet më të forta në botë. Një shans më shumë për djaloshin është dhe mungesa e shumë titullarëve bardhezi.