Jesus Vallejo i doli në ndihmë dy herë Real Madridit këtë verë, duke liruar fillimisht numrin 5 për Jude Bellingham, ndërsa më pas liroi numrin 24 për tinejxherin Arda Guler.

Pavarësisht këtyre gjesteve, Vallejo tani është shumë pranë që të largohet nga Reali.

Vallejo pritet që të largohet nga Reali dhe t’i bashkohet skuadrës së Granadas në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni.

Marrëveshja është arritur mes Realit dhe Granadas. Klubet tani janë duke finalizuar marrëveshjen pasi që lojtari veçse ka pranuar që t’i bashkohet Granadas.

/TV Malisheva

Share.