Boksieri i Afrikës së Jugut, Simiso Buthelezi, ka vdekur në spital pasi pësoi një lëndim në tru gjatë humbjes së tij për titull në Durban të dielën.

Gara e peshave të lehta përfundoi në mënyrë shqetësuese, vetëm pak çaste pasi dukej e sigurt se Buthelezi do të fitonte meçin.

Buthelezi u ndalua nga gjyqtari pasi filloi të gjuaj me grushte në ajër, duke luftuar me një kundërshtar të padukshëm pasi kundërshtari i tij, Siphesihle Mntungwa, u rrëzua nga litarët në raundin e 10-të dhe të fundit, përcjell TV Malisheva.

Ndërsa Mntungwa u rikthye në këmbë në ring, iu bë e qartë se Buthelezi nuk ishte në kontroll të veprimeve të tij dhe për këtë arsye vendosi që mos ta grushtonte më atë.

Pasi gjyqtari e ndërpreu luftën, Buthelezi u dërgua në spital dhe fillimisht u fut në koma, por përmes një deklarate sot u konfirmua se boksieri i peshës së lehtë fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

“Me pikëllim të madh për Boxing African Jugor dhe familjen Buthelezi njoftojnë ndarjen nga jeta të z.Simiso Buthelezi i cili ndërroi jetë mbrëmë më 7 qershor 2022 në spitalin e Durbanit”, shkruante në një komunikatë për media.

Ndërkaq, videon kur Buthelezi fillon të grushtojë “fantazmën” e gjeni më poshtë.

https://twitter.com/TimBoxeo/status/1533471844753453063?ref_src=twsrc^tfw|twcamp^tweetembed|twterm^1533471844753453063|twgr^|twcon^s1_&ref_url=https://www.joe.co.uk/sport/boxer-dies-in-hospital-340740 

Share.