Futbolli i Kosovës është në zi, pasi që ka ndërruar jetë ish-trajneri, lojtari dhe pedagogu i dalluar, Selatin Vokrri.

Vokrri ishte një personalitet i jashtëzakonshëm në futbollin e Kosovës, pasi që dha kontribut tejet të madh si futbollist e si trajner.

Po ashtu, Vokrri shërbeu si burim i pasur i njohurive dhe ideve në fushën e futbollit dhe edukimit sportiv të rinjve.

Vokrri do të kujtohet gjithmonë për kontributin e tij gjatë kohës së okupimit serb, ku ishte udhëheqës i guximshëm duke frymëzuar rininë llapjanë të vazhdojë me futboll në kushte të vështira dhe pothuajse të pamundura.

Selatin Vokrri do të vazhdojë të mbetet shembull frymëzues për brezat e rinj, ndërsa kontributi i tij do të kujtohet gjithmonë.

/TV Malisheva

Share.