Superliga e Kosovës në futboll është duke vazhduar vrullshëm me ndeshje të njëpasnjëshme.

Deri më tani ndeshjet në kampionat janë luajtur nga ora 14:00, përvec atyre të cilat kanë qenë direkt në Klan Kosova e që kanë filluar nga ora 13:30, shkruan Gazetasheshi.com

Kurse tashmë, me ndërrimin e orës dimërore ka ndryshuar edhe termini në të cilin do të luhet ndeshjet.

Nga xhiroja e dhjetë të gjitha ballafaqimet do të luhen me fillim nga ora 13:30.

Superliga e Kosovës do të vazhdoje me ndeshjet e xhiros së dhjetë në fundjavë.

Share.