Serie A vazhdon sot me tre ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e 28.

Mbrëmë, kampioni italian Inter u rikthye në pozitën e parë në tabelë, pasi e mposhti me rezultat 5:0 Salernitanan

Ndërkaq, ndeshja hapëse e programit të sotëm zhvillohet me fillim nga ora 15:00, ku skuadra e Udineses pret në shtëpi Sampdorian.

Po ashtu, në programin e sotëm do të zhvillohet edhe derbi mes skuadrës së Romës dhe asaj të Atalantas, takim ky që fillon nga ora 18:00.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Serie A e gjeni më poshtë.

15:00 Udinese – Sampdoria

18:00 AS Roma – Atalanta

20:45 Calgiari – Lazio

/TV Malisheva

Share.