Futbolli do të vazhdojë sot me disa ndeshje tejet interesante, në disa nga ligat më të mira evropiane.

Ndeshja hapëse e programit të sotëm do të zhvillohet me fillim nga ora 20:30, ku në kuadër të Bundesligas gjermane, skuadra e Arminia Bielefeld pret në shtëpi Augsburgun, përcjell TV Malisheva.

Ndërkaq, përballja më interesante e ditës së sotme do të zhvillohet në stadiumin “Giuseppe Meazza”, ku kampioni italian Inter luan si vendas kundër Salernitanas.

Po ashtu, ndeshje do të kemi edhe në La Ligan spanjolle, ku skuadra e Sevillas është mysafire e Alavesit.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në ligat më të mira evropiane e gjeni më poshtë.

Liga 1 e Francës

21:00 Lorient – Lyon

Bundesliga gjermane

20:30 Arminia Bielefeld – Augsburg

Serie A

20:45 Inter – Salernitana

La Liga spanjolle

21:00 Alaves – Sevilla

Share.