Ajo është njëra nga personazhet më të dashura për publikun dhe jo vetëm.

Fjala është për prezantuesen e “Metamorfoza” njëherësh nënën e këngëtares Argjentina Ramosaj, Suzana Mushkolajn.

Kjo e fundit ka befasuar me disa poza atraktive nga pushimet, përkundër se numëron 50 vite.

Artistja, e cila është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, ka vënë në fokus linjat e bujshme në disa imazhe që ka ndarë në Facebook.

Pavarësisht moshës, Suzana duket në formë të mahnitshme marrë parasysh që i kushton një kujdes të madh fizikut të saj.

E njëjta siç duket po shijon pushimet me familjen në jug të Shqipërisë, në bazë të pamjeve të reja që publikoi.

Suzana aktualisht është larg ekranit dhe prej vitesh nuk ka qenë e përfshirë në ndonjë projekt televiziv. /TV Malisheva

 

Share.