Bazuar në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Malishevë dhe të Shtabit Komunal për Menaxhimin e Situatës me Covid-19, në territorin e Komunës së Malishevës, nuk ka asnjë rast aktiv me covid-19, pasi sot është shëruar edhe personi i fundit që ka qenë me covid.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga paraqitja e rastit të parë me covid-19, në mars të vitit 2020, e deri më sot, me covid janë regjistruar 4263 raste, prej tyre 4176 janë shëruar dhe 87 persona kanë vdekur, ndërsa raste aktive nuk ka asnjë.

 

/TV Malisheva

Share.