Komuna e Malishevës dhe organizata ”Preda plus”, kanë arritur një marrëveshje bashkëpunimi për hapjen e 11 bizneseve në Komunën e Malishevës.

Nënshkrimin e këtyre kontratave e pa nga afër edhe shefja e kabinetit të Kryetarit, Blerta Krasniqi, ajo falenderoj për angazhimin dhe bashkëpunimin maksimal me këtë organizat që mundësoj hapjen e 11 bizneseve personale, të cilat do të ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien socio-ekonomike të familjeve.

Ndërsa, Teuta Qerreti nga Preda plus tha se, ”ndihem jashtëzakonisht e lumtur që po hapen 11 biznese ne Komunën tuaj e më së shumti me gëzon fakti që 8 prej tyre jan femra.
Krasniqi e Qerreti u pajtuan qe ky bashkëpunim të thellohet edhe më shumë.
/TV Malisheva

Share.