Portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer i ka dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij, duke rinovuar kontratën me skuadrën aktuale.

Lajmi është konfirmuar nga Bayerni ndërsa gjermani ka nënshkruar një kontratë të re ku do të jetë pjesë e bavarezëve deri në vitin 2023.

Kujtojmë që gjatë muajve të fundit, Neuer u përfol për një largim të mundshëm të tij ku Chelsea ishte skuadra favorite që interesohej për shërbimet e 34-vjeçarit./ Tv Malisheva

Share.