Newcastle United po bën gati një tjetër tentativë për të transferuar njërin nga lojtarët më premtues për të ardhmen e i cili luan në Serie-A.

Anglezët mësohet se kanë bërë një ofertë prej 90 milionë eurove për lojtarin e Napolit, Khvicha Kvaratskhelia, raporton “Corriere Dello Sport”.

Gjeorgjiai Kvaratskhelia ndihmoi Napolin të fitonte titullin e Serie A sezonin e kaluar.

Kvaratskhelia shënoi 12 gola dhe asistoi 13 herë në 34 paraqitje sezonin e kaluar.

/TV Malisheva

Share.