Neymari mund t’i mungojë Paris Saint Germainit në disa ndeshje për shkak të një lëndimi që e ka marrë, ka konfirmuar trajneri Thomas Tuchel.

Trajneri Tuchel këtë e ka bërë të ditur vetë pas ndeshjes të së mërkurës mbrëma në Ligën e Kampionëve, në fitoren ndaj Basaksehirit.

Braziliani pati probleme në kofshën e këmbës së majtë dhe u zëvendësua me Pablo Sarabian pas vetëm 26 minutash lojë në stadiumin “Fatih Terim”. PSG-ja do t’i luajë tri ndeshje në dhjetë ditët e ardhshme, kundër Nantesit dhe Rennesit në elitën e futbollit francez, si dhe kundër Leipzigut në Ligën e Kampionëve, para pushimit të përfaqësueseve. Në gjashtë paraqitje këtë sezon, Neymari ka shënuar dy gola dhe ka tri asistime.

Share.