Një ngjarje tejet e rëndë ka ndodhur në ndeshjen e djeshme të futbollit amerikan, NFL, mes Cincinnatit dhe Buffalo Bills.

Damar Hamlin që aktivizohet te Bills ka pësuar sulm në fushën e lojës.

Falë ndërhyrjes së stafit mjekësor, atij iu shpëtua jeta.

Lojtari ishte pjesë e një aksioni ku ndali kundërshtarin dhe pas ngritjes në këmbë shihet duke vënë dorën në gjoks.

Kjo situatë alarmoi lojtarët tjerë që kërkuan ndërhyrjen e stafit mjekësor.

Ndeshja ndërkohë u anulua pasi të dy skuadrat nuk ishin në gjendjen më të mirë psikologjike për të vazhduar./TV Malisheva

Share.