​Derisa lufta për titullin e kampionit në Superligën e Kosovës në futboll vazhdon të jetë jashtëzakonisht e ashpër, me Dritën dhe Ballkanin që po e synojnë dhe po garojnë si të vetme për këtë trofe, një garë tejet interesante po zhvillohet edhe në Ligë e Parë për të kapur objektivin e ngjitjes në elitën e futbollit vendor.

Siç dihet, Liga e Parë është e ndarë në dy grupe me nga 10 skuadra dhe liderët e të dy grupeve inkuadrohen direkt në Superligë, ndërsa vendet e dyta ballafaqohen me vendet e parafundit në tabelën e Superligës në ndeshjet e barazhit.

Grupin A të Ligës së Parë e kryeson Feronikeli 74 me 44 pikë, i ndjekur nga Liria me vetëm tre pikë më pak dhe këto dy skuadra do të luftojnë deri në fund për epitetin e kampionit të këtij grupi.

Ndërsa në grupin B, lider i tabelës është Fushë Kosova me 49 pikë, e ndjekur nga Ulpiana me 46 sosh.

/TV Malisheva

Share.