Reperi i njohur shqiptar, Mozzik krahas karrierës është i komentuar edhe për jetën private, reperi nga Ferizaj prej vitesh ishte në lidhje me reperen, Loredana me të cilën u nda kohë më parë.

Dyshja e njohur përveç romancës disavjeçare bashkë kanë edhe një vajzë, Hanën, dhe, teksa Loredana së fundmi u përfol për një lidhje të re të mundshme, duket se edhe Mozzik nuk e ka në plan të jetë beqar edhe për një kohë të gjatë.

Ai ka ng.acmuar fansat me disa imazhe të radhës që ndau në llogarinë e tij në Instagram.

“Këtë verë nuk planifikoj të rri beqar”, ka shkruar Mozzik sipër fotografive ku shihet në një makinë./TV Malisheva

Share.