Në Policinë në Podgoricë është raportuar se një dhjetëvjeçar nga shkolla fillore “Radojica Peroviq” i ka dërguar një grupi të Viberit një fotografi të armës dhe një vizatim me emra të caktuar të nxënësve, shkruan N1.

Rastin e ka denoncuar drejtori i shkollës dhe policia ka lajmëruar menjëherë prindërit e djalit, të cilët kanë ardhur me të në polici.

Ata kanë dorëzuar armën plastike, lodrën që ishte në foton e dërguar në grupin në Viber. Policia për gjithçka ka njoftuar Qendrën për Punë Sociale.

/TV Malisheva

Share.