Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) publikoi sot listën e lojtarëve të ftuar në Përfaqësuese, për ndeshjet e muajit shtator në Ligën e Kombeve.

Trajneri Alain Giresse ka grumbulluar gjithsej 26 lojtarë, ku ka risi si rikthimi i Leart Paqaradës dhe inkuadrimi i dy futbollistëve të Ballkanit, Lumbardh Dellovës dhe Lindon Emërllahut, përcjell TV Malisheva,

Por, Giresse ka vendosur që me skuadrën të mos grumbullojë asnjë lojtarë të klubit të Dritës, dhe kjo gjë e ka lënë të zhgënjyer presidentin e gjilanasve, Valon Murselin.

Murseli përmes llogarisë së tij në “Facebook” ka reaguar për faktin që futbollistët e tij nuk kanë pranuar ftesa nga  Përfaqësuesja A dhe ajo e U21.

Më poshtë e gjeni reagimin e Murselit në “Facebook”.

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https://www.facebook.com/valon.murseli/posts/pfbid0215GsgLaR1Mf83EqnXeiCKPQnSmGL9ha4ah5ZSZhNEVUPbK2rmiw6p5nrda9mZ5V5l&show_text=true&width=500″ width=”500″ height=”297″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share”></iframe>

Share.