Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se nuk ka biseduar me askënd për mundësitë e përfshirjes në qeverinë Hoti.

Përkundër votimit të Pakos për rimëkëmbje ekonomike, Pacolli nuk bëri të ditur pozicionin e qartë të partisë së tij nëse do të jetë pjesë e qeverisë, por tha se partia që ai drejton do të vazhdojë të jetë konstruktive.

Pacolli: AKR do të tregohet konstruktive

Video:

“Nuk është diskutuar me askënd, unë si gjithmonë kam qenë konstruktiv”, tha ai.

Ai tha se aty ku qeveria meriton përkrahje, ajo mund të llogaritë në votat e tij.

Pacolli: AKR do ta përkrahim qeverinë aty ky duhet

Video

“Unë aty ku meriton qeveria të përkrahet do ta përkrahim, nuk është hera e parë më duket”, tha ai./

Share.