
Amangani do të thotë “shtëpia e paqes” dhe në të vërtetë ky është një emër i gjetur për këtë hotel që ndodhet 2 mijë metra mbi nivelin e detit, në luginat e egra të Wyomingut, me një panoramë të mrekullueshme mbi malet Rocky. Në dimër, hoteli rrethohet nga bora, por klientët mund të notojnë në ujin e ngrohtë, 27 gradë të pishinës së hapur, e gjatë 30 metra.

Vetëm 20 minuta larg qytetit të famshëm Lucernë, hoteli “Villa Honegg” ka vetëm 23 dhoma. Hoteli, i cili ndodhet 1 mijë metra mbi nivelin e detit, është krijuar nga një shtëpi private, e ndërtuar më 1905 në malin Bürgenstock. Do t’ju duket sikur jeni në një ëndërr – pishina e hapur ka pamje në liqenin e Lucernës dhe mbi malet ngjitur.

Nuk është një hotel, por një lagunë artificiale dhe një nga atraksionet më të vizituara të Islandës. Vetëm 50 minuta me makinë nga kryeqyteti i Reikjavikut, kjo lagunë është e pasur me silic dhe squfur, ku temperatura mesatare arrin 37-29 gradë Celsius, ndërsa gjithçka rreth e qark është e mbuluar me borë.

Njëherë e një kohë, rezidencë verore dhe strehë e gjeneralit britanik lordit Kitchener, ky pallat kolonial ndodhet 2.500 metra mbi nivelin e detit, në vargmalin e Himalajave. Pamja që rrethon pishinën e hapur është e mrekullueshme./TV Malisheva