Kampioni shqiptar, Partizani ka pësuar humbje në takimin e parë me Astanan, ndeshje kjo e vlefshme për “PlayOff-in” e kualifikimeve të Ligës së Konferencës.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Astana Arena”, Partizani u mposht minimalisht 1:0 si mysafirë i Astanas.

Në fakt, Astana arriti të shënojë katër gola, por që tre prej tyre u anuluan për shkak të pozitës jashtë loje.

Fitoren Astanas sot ia siguroi goli i Stjepan Loncar, i cili shënoi në minutën e 41’ për 1:0.

Në ndeshjen e kthimit Partizani do të jetë vendas, ku e pret Astanan në “Elbasan Arena” më 31 shtator me fillim nga ora 20:00.

Rezultati final, 1:0 në favor të Astanas.

/TV Malisheva

Share.