Manchester City po vazhdon t’i konsolidojë radhët e veta me përforcime të reja në afatin kalimtar të verës.

Kampioni i ri i Premier Ligës raportohet se është një hap më afër për të përfunduar një marrëveshje me mbrojtësin e Brightonit, Marc Cucurella, sipas “El Desmarque”.

Drejtuesit e Cityt duan që mbrojtësi spanjoll t’i shtojë më shumë konkurrencë skuadrës së tyre, me një transferim që pritet t’iu kushtojë milionë euro.

Cucurella ishtë njëri nga lojtarët kryesor të Brightonit, skuadër e cila pati një sezon shumë të mirë në kampionat duke u renditur në fund në pozitën e nëntë në tabelë.

/TV Malisheva

Share.