Zekirija Ramadani ka përjetuar zhgënjimin e radhës me FC Prishtinën, derisa pësuan në derbin e xhiros së nëntë përballë Ballkanit në udhëtim (2-1)

Skuadra e teknikut shkupjan u përmbys në minutat e fundit të ndeshjes, teksa për këtë Ramadani ka një shpjegim:

“Një dekoncentrim në fazën defanstive na kushtoi shumë. Pasi pranuam golin e parë u munduam të dalim përpara dhe të gjejmë sërish golin e dytë, madje duke e inkuadruar në lojë edhe një sulmues, mirëpo e pësuam edhe golin e dytë. Pavarësisht disfatës unë i gëzoj futbollistët për angazhimin, pasi që sot treguan një disiplinë të madhe taktike në fushën e lojës. Jemi dominant ndaj kundërshtarëve, por ka diçka që nuk po shkon. Fati si duket na ka kthyer shpinën”.

Prishtina mbetet në pozitën e katërt të renditjes tabelare me vetëm 11 pikë nga 9 xhirot e para.

Share.