Kampioni kosovar, Ballkani pavarësisht paraqitjes tejet të mirë në ndeshjen kundër Slavia Pragues, u mposht nga çekët me rezultat të ngushtë 3:2.

Golat për Ballkanin i shënuan Ermal Krasniqi dhe Meriton Korenica, kurse te vendasit golashënues ishin Peter Olayinka dhe Lukas Masopust, kurse portieri Stivi Frashëri shënoi autogol në portën e tij.

Kjo humbje e lë Ballkanin në pozitën e fundit në Grupin G me vetëm një pikë të arkëtuar pas dy ndeshjeve të zhvilluara, krahas kundërshtarit të sotëm që ngjitet në vendin e parë me katër pikë të tubuara.

Pas ndeshjes për mediat foli golashënuesi i Ballkanit, Meriton Korenica, i cili tha se pavarësisht lojës së mirë që e treguan, humbjen e pësuan nga pakujdesia në fushë.

“Ka qenë një ritëm shumë i lartë, i pësuam golat nga një pakujdesi e jona. Ne luajtëm mirë, i shënuam dy gola, por sido të që jetë ky është futbolli”, tha Korenica pas ndeshjes.

Ndeshja e radhës për Ballkanin në Ligën e Konferencës do të jetë më 6 tetor si mysafirë i skuadrës turke, Sivasspor.

Share.