Në Parlamentin Evropian është miratuar Rezoluta për çështjen e pasivizimit të shqiptarëve në Serbi, e cila do të figurojë në Raportin e Progresit për Serbinë për vitin 2021.

Lajmi është bërë i ditur nga aktivistja Flora Ferati Sachsenmaier, e cila këtë Rezolutë e ka quajtur ‘fitore diplomatike’.

“Kjo është një fitore (jo e vogël) diplomatike! Teksti i amandamentit 79, i cili u propozua dhe më pas u miratura në tërësi nga eurodeputetët vën theksin te mohimi i drejtës së votës të shqiptarëve etnikë në Luginë të Preshevës, për herë të parë e shkruan fjalën pasivizimin në thonjëza, flet për shkelje të drejtave themelore politike të shqiptarëve, si dhe thërret për një hulumtim të pavaruar”, ka shkruar Flora Ferati Sachsenmaier në rrjetin social Facebook.

Share.