Bayern Munich dhe Tottenhami do të përballen në finalen e edicionit të sivjetmë të Audi Cup.

Për të arritur në finale, Bayern Munich eliminoi Fenerbahçen e Vedat Muriqit, ndërsa Tottenhami arriti ta mposhtë Real Madridin.

Fenerbahçe, aty ku luan sulmuesi kosovar Vedat Muriqi pësoi humbje turpëruese 6:1 nga bavarezët, në një ndeshje ku sulmuesi prizrenas luajti 90 minuta.

Pas ndeshjes, trajner i skuadrës elitare turke Ersun Yanal është arsyetuar për humbjen duke thënë se ishte vetëm një miqësore.

Tutje, ai ka komentuar edhe paraqitjen e Muriqit, për të cilin thotë se nuk ishte shërbyer me topa.

“Muriqi bëri një paraqitje të mirë, por nuk është shërbyer me topa. Në vetëm një rast shënimi, ai ishte pranë të shënonte”, tha Yanal.

Ndryshe, Muriqi ka shfaqur formë të mirë në miqësoret para-sezonale, duke shënuar tre gola në pesë ndeshje.

Share.