Kryeministri Albin Kurti i është përgjigjur akuzave të deputetes së PDK-së Blerta Deliu-Kodra, e cila kritikoi të parin e qeverisë se sa ishte në opozitë deklaronte nëpër takime që Kosova nuk është shtet funksional.

Kurti tha se imazhi i Kosovës në krahasim me të kaluarën është përmirësuar.

“Ajo çfarë mund të thuhet në të kaluarën, është që imazhi i Kosovës nuk ka qenë i mirë. Për 17 vende, në Transparency International është ngritur Kosova, për 17 vende sa i përket lirisë së medias Reporterët pa Kufij, është ngritë Kosova. Pra askush nuk mund të thotë më që as imazhin s’e kemi të përmirësuar”, tha ai.

Kryeministri tha se ndonjë ministër i Brendshëm në BE mund të jetë duke e mbajtur peng çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Por edhe njëherë po e ritheksoj, ka spekticizma të ndonjë ministri të Brenshëm të ndonjë vendi anëtar me të cilën po merremi. Por sërish, nuk është një gjë për të cilën vendimi merret në Prishtinë”, shtoi kryeministri.

/TV Malisheva

Share.