Vazhdojnë të ndodhin disa ndryshime në skuadrën e Real Madridit këtë verë. Fran Garcia, Brahim Diaz Jude Bellingham dhe Joselu janë bërë pjesë e skuadrës e Carlo Ancelottit përpara sezonit të ardhshëm, me Karim Benzema, Marco Asensio, Eden Hazard dhe Mariano Diaz që janë larguar.

Ndërsa ka pasur një tronditje në skuadër pasi raportohet se së shpejti mund të ketë një ndryshim edhe në tol, pas raportimeve se Carlo Ancelotti ka pranuar të marrë drejtimin e kombëtares braziliane.

Megjithatë, Ancelotti pritet të flas së pari ta përfundojë pjesën e mbetur të kontratës së tij me Real Madridin, përpara se të bëjë konkretizojë lëvizjen në Amerikën e Jugut në fund të sezonit të ardhshëm. Kjo do t’i lejojë Florentino Perezit më shumë kohë për të identifikuar zëvendësuesin e Ancelottit, përcjellë KosovaPress.

Perez ka hartuar një listë të përkohshme me tre emra për të zëvendësuar Ancelottin, të përbërë nga Zinedine Zidane, Jose Mourinho dhe Xabi Alonso. Dy të parët tashmë kanë qenë në krye të “Los Blancos” dhe kanë bërë mirë, me Zizou që ka qenë veçanërisht i suksesshëm në kryeqytetin spanjoll.

Pavarësisht kësaj, “Mundo Deportivo” ka raportuar se është Alonso ai që është kandidati i preferuar i Perez. Kontrata e tij me Bayer Leverkusen gjithashtu skadon në fund të sezonit të ardhshëm, gjë që mund t’i lejojë Real Madridit ta marr atë pa komplikime.

/TV Malisheva

Share.