Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen tejet interesante mes skuadrës së Bolognas dhe kampionit italian, Milanit.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Renato Dall’Ara”, Bologna dhe Milani po barazojnë 1:1.

Goli i parë i ndeshjes u shënua qysh në minutën e 1’, kur Nicola Sansone shënoi për ta kaluar Bolognan në epërsi prej 1:0.

Ndërkaq, Milani arriti ta barazoj rezultatin përmes Tommaso Pobega, i cili shënoi në minutën e 40’ për 1:1.

Pjesa e parë mbyllet me rezultat të barabartë 1:1.

/TV Malisheva

Share.