Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen tejet interesante mes Europas dhe Dukagjinit, e vlefshme kjo për kualifikueset e Ligës së Konferencës.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Victoria”, Europa dhe Dukagjini po barazojnë 1:1.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Iljasa Zulfiji, i cili shënoi në minutën e 23’ nga penalltia për ta kaluar Dukagjinin në epërsi prej 1:0.

Ndërkaq, Europa e gjeti golin e barazimit në minutën e 38’, kur Alberto Quintana shënoi nga penalltia për ta barazuar rezultatin në 1:1.

Po ashtu, gjyqtari i ndeshjes, irlandezi Doyle ishte i zënë sot, ku shpërndau dy kartonë të kuq dhe pesë kartonë të verdhë deri tani.

Bujar Shabani i Dukagjinit u ndëshkua me të kuq në minutën e 29’, ndërsa në po të njëjtën kohë me të kuq u ndëshkua edhe Jesus Pozo i Europas.

Rezultati i pjesës së parë është i barabartë 1:1.

/TV Malisheva

Share.