Sipas lajmeve të fundit të merkatos nga “Daily Star”, Chelsea mund të shesë deri në pesë lojtarë për të financuar blerjen e Romelu Lukakut. Sulmuesi belg është në krye të listës së dëshirave të Chelseat për afatin kalimtar të verës pasi pronari Roman Abramovich është i etur ta rikthejë atë në “Stamford Bridge”.

Lukaku nuk është i huaj për Chelsean pasi ai kaloi tre vite në këtë klub. Sidoqoftë, ai ka arritur të ngrejë karrierën e tij në një tjetër nivel me kalimin e tij në Inter, përcjell KosovaPress.

Kampioni i ri i Serie-A është në një rrëmujë financiare. Ata janë në një pozitë jo të mirë kur duhet të mbledhin fonde përmes shitjeve të lojtarëve dhe reduktimeve të pagave. Tan që Antonio Conte është larguar nga klubi për të njëjtat arsye, Lukaku mund ta ndjekë atë.

Sidoqoftë, ndërsa Chelsea përgatitet të ndjekë ish sulmuesin e tyre, besohet se do të shesë të paktën pesë lojtarë për të mbledhur fonde. Midis lojtarëve të ekipit të parë, të tillë si Tammy Abraham, Callum Hudson-Odoi dhe Kepa Arrizabalaba mund të lihen të lirë pasi nuk u tregun të rëndësishëm në sezonin që sapo përfundoi.

Dy emrat e tjerë që mund të lirohen janë Ross Barkley dhe Ruben Loftus-Cheek. Të dy lojtarët do të kthehen nga huazimet e tyre, por nuk duken sikur kanë një të ardhme në klub. Shitja e të gjithë këtyre lojtarëve duhet të mbledhë më shumë se fonde të mjaftueshme për të bërë një ofertë për Lukakun.

Share.