Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo ka publikuar listën me 21 futbollistë të ftuar për përballjen ndaj Barcelonës në kuadër të grupeve në Ligën e Kampionëve.

Leonardo Bonucci mund të fillojë ndeshjen e kësaj mbrëmje kundër Barcelonës pasi mbrojtësi italian është përfshirë në listën e Zonjës së Vjetër për t’u përballur me Blaugranat.

Bonucci kishte marrë një dëmtim të vogël muskulor të dielën kundër Hellas Verona dhe u stërvit dje përveç pjesës tjetër të ekipit.

Megjithatë, përfaqësuesi italian, duket se është rikuperuar nga dëmtimi i tij pasi ai është përfshirë në listën e skuadrës së Pirlo për t’u përballur me Barcelonën.

Mungesa e madhe e Bianconerëve është ajo e yllit portugez, Cristiano Ronaldo, i cili ende rezultat pozitiv me COVID-19.

 

Lista e skuadrës së Juventusit:

PortierëSzczesny, Buffon, Pinsoglio

MbrojtësitDanilo, Cuadrado, Bonucci, Demiral, De Winter, Frabotta, Riccio

MesfushorëtArthur, Ramsey, McKennie, Chiesa, Rabiot, Bentancur, Bernardeschi, Portanova, Kulusevski

SulmuesitMorata, Dybala

 

Share.