Ka përfunduar pjesa e parë në katër ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në Ligën e Evropës, ku kemi rezultate interesante.
Pas 45′ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Emirates”, Arsenali po avancon me rezultat minimal 1:0 ndaj Sporting Lisbonës.
Golin e vetëm të ndeshjes deri tani e shënoi futbollisti me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, i cili kaloi Arsenalin në epërsi në minutën e 19′ të ndeshjes.
Po ashtu, në epërsi prej një goli gjendet edhe Bayer Leverkuseni, ku golin për skuadrën e Xabi Alonsos e shënoi Moussa Diaby qysh në minutën e 3′.
Rezultatet e pjesës së parë të ndeshjeve në Ligën e Evropës i gjeni më poshtë.
Arsenali 1:0 Sporting Lisbona
Ferencvaros 0:1 Bayer Leverkusen
Real Sociedad 0:0 AS Roma
Royale Union SG 1:0 Union Berlin