Momentalisht po luhet ndeshja mes Astanas dhe Partizanit, e vlefshme kjo për takimin e parë në kuadër të “PlayOff-it” të Ligës së Konferencës.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Astana Arena”, skuadra e Astanas po udhëheqë 1:0 ndaj kampionit shqiptar, Partizanit.

Golin e vetëm të pjesës së parë e shënoi Stjepan Loncar, i cili kaloi Astanan në epërsi prej 1:0 në minutën e 41’.

Po ashtu, Astana arriti të shënonte edhe një gol në minutën e 45+5’ shtesë, por që ai u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Pjesa e parë, 1:0 në favor të Astanas.

/TV Malisheva

Share.