Ka përfunduar pjesa e parë në tri ndeshjet e Superligës së Kosovës që po zhvillohen momentalisht, ku kemi rezultate tejet interesante.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Liman Gegaj”, Gjilani po avancon si mysafir ndaj Malishevës me rezultat solid 2:0.

Golat për gjilanasit i shënuan Oltion Bilalli (minuta 12’) dhe Mevlan Zeka (minuta e 31’).

Në epërsi si mysafire gjendet edhe skuadra e Llapit, e cila po avancon 1:0 ndaj Trepçës, përmes golit të Ilir Krasniqit në minutën e 25’.

Ndërkaq, në epërsi të njëjtë 1:0 po udhëheq edhe Prishtina si vendase në “Fadil Vokrri” ndaj skuadrës së Ferizajt.

Golin e vetëm deri tani e shënoi Leotrim Kryeziu nga penalltia në minutën e 45+5’.

Rezultatet e pjesës së parë:

Malisheva 0:2 Gjilani

Prishtina 1:0 Ferizaj

Trepça ’89 0:1 Llapi

/TV Malisheva

Share.