Ka përfunduar pjesa e parë në tri ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në fazën çerekfinale të Ligës së Evropës.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Old Trafford”, Manchester United po avancon 2:0 ndaj Sevillas.

Të dy golat për “Djajtë e Kuq” i shënoi Marcel Sabitzer (minuta e 15’ dhe minuta e 21’).

Ndërkaq, situatë e njëjtë nuk është edhe në stadiumin “Allianz”, ku po zhvillohet ndeshja mes Juventusit dhe Sporting Lisbonës.

Të dy skuadrat ende nuk e kanë gjetur golin, dhe hyjnë në pushim duke barazuar 0:0.

Duke barazuar pa gola janë edhe Bayer Leverkuseni dhe Royale Union SG.

Rezultatet e pjesëve të para i gjeni më poshtë.

Bayer Leverkusen 0:0 Royale Union SG

Juventus 0:0 Sportin Lisbona

Manchester United 2:0 Sevilla. /TV Malisheva

Share.