Përfaqësuesja e Kosovës në boks përsëri po ballafaqohet me probleme për pjesëmarrjen në kampionate botërore nga shtetet të cilat nuk e njohin shtetin e Kosovës.
Federata e boksit qysh nga muaji janar ka dorëzuar dokumentacionin e kompletuar për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror i cili do të mbahet nga data 14-26 Mars 2023 në Neë Dehli-Indi.
Edhe pse Komiteti Olimpik i Indisë dhe Federata e Boksit e Indisë fajin ja hedhin Qeverisë Indiane gjegjësisht Ministrisë së Puneve te Jashtme te Indisë për mos pajsjen me viza për Përfaqësuesen e Kosovës në Boks.
Përveç FBOXK-it në këtë proces për pajsjen me viza për sportistët tanë kaë qenë të angazhuara Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës.
Edhe pse nesër më 13 Mars ekipa e Kosovës ka qenë e paraparë të udhetojë, deri më sot nuk përgjigje pozitive .
Kosova në këtë kampionat botëror ka qenë e paraparë të përfaqësohet me boksieren, medalisten botërore Donjeta Sadiku.
/TV Malisheva