Grupi i tifozëve të Prishtinës, të njohur ndryshe si “Plisat” kanë paralajmëruar se do të udhëtojnë drejt Vushtrrisë për ta ndjekur skuadrën e tyre të zemrës që zhvillon ndeshjen e javës së tetë në Superligë

Kryeqytetasit kanë bërë të ditura detajet e udhëtimit të së dielës, teksa kanë paralajmëruar udhëtim masiv.

Pas shumë vitesh “Plisat” rikthehen në “Ferki Aliu” në një stadium jo fort miqësorë për ta, pasi që në të kaluarën nuk kanë munguar as incidentet.

Dueli ndërmjet Vushtrrisë dhe Prishtinës zhvillohet të dielen me fillim nga ora 15:00

Share.