Pep Guardiola shihet si pjesë e projektit të kandidatit për president të Barcelonës, Victor Font, i cili kishte thënë se do të donte ta rikthente atë në Camp Nou, por trajneri thotë se është i lumtur në Mançester.

Menaxheri i Manchester City është në vitin e tij të fundit të kontratës në “Etihad Stadium” dhe nuk ka konfirmuar ende një vendim për të ardhmen e tij.

Presidenti i Barcës, Josep Maria Bartomeu ka dhënë dorëheqjen, ndërsa Font shihet si favorit për të marrë rolin e drejtuesit në klub, ndërsa ai dëshiron të ribashkojë Guardiolan dhe Lionel Messin në klub.

Guardiola është në sezonin e tij të pestë në City, duke thyer qëndruar më shumë se sa që qëndroi te Barca dhe Bayern Munchen, ndërsa insiston se ai është i lumtur në këtë klub.

“Unë jam tepër i lumtur këtu, i kënaqur që jam në Mançester dhe shpresoj se mund të bëj një punë të mirë këtë sezon për të qëndruar edhe më gjatë”, ka thënë ai kur u pyet për lajmet që e lidhin arë me ish-klubin e tij.

Guardiola ka thënë se do të nënshkruajë një zgjatje të kontratës nëse lojtarët e tij vazhdojnë t’i përgjigjen teknikave të tij si trajner./TV Malisheva

Share.