Presidenti i kampionatit spanjoll, Javier Tebas, ka dhënë disa komente mbi largimin e Ronaldos nga La Liga, por ka shtuar se impakti i tij nuk është i nivelit të Lionel Messit.
Rasti i Messit thuhet të jetë krejtësisht tjetër sa i përket La Ligas, gjithnjë sipas presidentit të La Liga.
“Largimi i Ronaldo, edhe pse dëshpëroi Madridin, nuk kishte thuajse fare impakt te La Liga”, ka thënë Tebas.
“Por, rasti i Messi është tjetër. Messi është lojtari më i mirë në historinë e futbollit”, ka shtuar presidenti i La Liga.
“Mendoj se ju do ta vërenit largimin e Leo Messi”, ishin fjalët e Tebas.
Tebas ka qenë mjaft aktiv nëpër medieve ditëve të fundit, por ka folur për protokollet që La Liga do të ndjek për rikthimin e tifozëve në tribuna. /Tv Malisheva