Duka dhe Dukesha e Kembrixhit kanë uruar për ditëlindjen e Princit Philip, i cili sot mbishi 99 vjet, shkruan DailyMail.

Fotografitë ku shfaqet nipi Prince William, 37 vjeç dhe Kate Middleton, 38 vjeçe, të buzëqeshur me Dukën e Edinburgut e uruan përmes llogarisë zyrtare të Cambridges në Instagram dje.

“I urojmë ditëlindjen e 99-të Dukës së Edinburgut”, thuhet në urim.

Edhe djali i tij, Princi Charles e uroi atë përmes llogarisë zyrtare të Clarence House në Instagram, duke ndarë një foto me babanë e tij në një fejesë zyrtare.

Po ashtu, familja mbretërore publikoi foto të Mbretëreshës dhe Dukës së Edinburgut, për të shënuar këtë rast. /Tv Malisheva

Share.