Skuadra e Prishtinës ka fituar DigitAlb Kupën e Kosovës ndaj Ballkanit dhe mundësinë për të luajtur në kualifikimet e Europa Leagues.
Klubi i Prishtinës ka mposhtur Ballkanin në finalen e madhe me rezultatin 1:0, me golin e Otto John
Prishtina tashmë ka siguruar titullin dhe 220 mijë euro nga UEFA.
Për kalimin në ndeshjet e Europa Leagues, Prishtinës iu garantohen 220 mijë euro, ndërsa ditë më parë Prishtina e mbylli sezonin në vendin e katërt në tabelë – ku i garantohen 10 mijë euro.
Në total, FC Prishtina ka siguruar 230 mijë euro për sukseset e këtij edicioni.