Prishtina ka nënshkruar ditën e sotme kontratë me futbollistin nga Prizreni, Fitim Susuri.
Mesfushori i avancuar 23-vjeçar është zhvilluar si futbollist te Liria e Prizrenit, ndërkohë që së fundmi për pak muaj ka qenë pjesë e Feronikelit 74.
Në edicionin e kaluar tek Liria, Susuri ishte një nga futbollistët më në formë në Kosovë, ku kishte shkuar në kuotën e 10 golave dhe 10 asistimeve, shkruan faqja zyrtare e klubit.