Futbollisti i Gjilanit, Gerhard Progni ka qenë i ftuar në emisionin ‘Sport Show’ në Klan Kosova.
Progni i cili në këtë edicion padyshim është një ndër futbollistët më të mirë në Superligë, ka deklaruar se dy-tri skuadra nuk luajnë futboll njësoj më të gjitha skuadrat, shkruan GazetaSheshi.
“Ndeshjet në Kosovë s’janë lujtë gjithmonë baras në Kosovë. Llapi është jashtë objektivave – as nuk del kampion, as nuk bie nga Superliga dhe as nuk del në Evropë dhe mund të them se mund të ketë toleru, jo s’e ka vënë skendina apo gjëra të tilla që nuk lejohen. Llapi dhe dy-tre ekipe tjera që në Gjilan shtrëngohen – me ekipet tjera lirohen”, tha Progni.
Ndeshja që ka bërë bujë, Trepça ’89 5:4 Llapi, ku ka sjellur reagime të shumëta për mënyren se si janë realizuar golat. Pikërisht për këtë ndeshje trajneri i Llapit, Tahir Batatina dhe presidenti i Trepçës ’89, Abedin Zeka e kanë mohuar se ka pasur ndonjë kurdisje në këtë takim.
Ndërsa për këtë duel është njoftuar edhe Këshilli për Parandalim të Dhunës dhe Dukurive negative në Sport.
“Ne i kemi përcjell gjitha ndeshjet dhe i kemi marr informatat edhe për ndeshjen e fundit, Trepça 89 – Llapi, nga disa informata që i kemi marr i kemi shpërnda për prokurorin kompetent dhe po presim të verifikohen dhe në rast se ka diçka do të fillojnë hetimet normale me shkuarjen në procedurë penale”, tha Kelmendi.